Terrorizmi godet sërish, këtë herë në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul. Të paktën 15 persona raportohet të kenë mbetur të vdekur gjatë një sulmi terrorist në një hotel.
Raportohet se objekt i sulmit ishte një hotel ku akomodeoheshin kryesisht persona nga bende të huaja. Bëhet me dije se në sulm kanë marrë pjesë 4 persona të cilët kanë hyrë të armatosur në hotel dhe kanë hapur zjarr, duke qëlluar mbi kë dilte përpara sipas BBC.
Raportohet se dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje./a.m.