Policia e Parmës ushtroi kontroll në banesën e dajës T.D. të Eduart Nezhës 24 vjec, për ta arrestuar Eduardin si autor të disa vjedhjeve në zonën e Modenës. Kur policët hynë në banesë Eduardi bashkë me të vëllain E. Nezha 22 vjec tentuan të arratisen nga dritarja e katit të pestë duke u kacavjerrur në ulluqet e shiut.
Eduardi ra nga ulluku dhe u dërgua në spital nën masën e arrestit nga patrulla e policisë. Në spital mjekët konstatuan thyerje në shumë vende të këmbëve, duarve dhe të legenit.
Vëllai më i vogël i Eduardit arriti t’ia mbathë. Policët u kapën 2 vëllezërve hajdutë një makinë Audi S4 të vjedhur si edhe euro, dollarë, celularë, orë dore Rolex, koleksion monedhash me vlera numizmatike etj. me vlerë mbi 40 000 euro të gjitha fryt i një seriali vjedhjesh.