Një i moshuar ka humbur jetën në repartin e reanimacionit në Spitalin e Vlorës. Bëhet fjalë për shtetasin 66-vjeçar me inicialet V.C. i cili shkoi në spital në gjendje të rëndë.
Pasi i moshuari humbi jetën, bashkëshortja e tij ka bërë denoncim për mjekim të pakujdesshëm. duke akuzuar mjekët.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ”Mjekimi i pakujdesshëm”, të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse:
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./a.m.