Kanella ka efekte të shkëlqyeshme mejekesore dhe mund të lehtësojë simptomat e sëmundjeve të ndryshme.Më poshtë janë disa mënyra se si mund ta përdorni kanellën për të kuruar sëmundjet e ndryshme dhe për të pasur jetë më cilësore.
Kanella ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2
Çaji me kanellë është një nga mënyrat me efektive për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
Lëreni ujin të vlojë dhe më pas shtoni një lugë çaji kanellë. Lëreni të qëndrojë kështu për 15 minuta.Uji do të marrë ngjyrë kafe. Kullojeni atë dhe konsumojeni.
Kanella në kombinim me mjaltin ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit
Përzieni një lugë gjelle kanellë me pak mjaltë. Konsumojeni këtë përzierje çdo ditë para mëngjesit.Nëse kjo përzierje ju duket shumë e fuqishme për ta konsumuar, hidheni atë në çaj dhe më pas konsumojeni.
Kanella përmirëson punën e sistemit të tretjes
Në ujin që është duke vluar, shtoni një lugë çaji kanellë dhe disa gjethe mente. Lëreni të qëndrojnë kështu për 10 minuta, më pas kullojeni dhe konsumojeni këtë pije tri herë në ditë.
Kanella ndihmon në humbjen e peshës
Kombinojeni çajin e kanellës me një lugë çaji mjaltë dhe konsumojeni atë çdo ditë, gjysmë orë para mëngjesit.
Kanella ndihmon me aknet
Përzieni kanellën dhe mjaltin dhe këtë maskë më pas vendoseni në zonën ku keni akne. Mbajeni maskën për disa minuta ose mund ta mbani edhe gjatë gjithë natës. Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.
Kanella ndihmon punën e zemrës
Hajeni një lugë çaji kanellë çdo ditë në stomak të zbrazët. Nëse ju duket e vështirë ta konsumoni kështu, përziejeni me mjaltë ose ujë të vakët.
Rregullon tensionin e gjakut
Përzieni një lugë çaji kanellë me 250 ml ujë të vakët dhe konsumojeni çdo mëngjes sapo të zgjoheni.
Kanella rrit nivelin e energjisë
Shtoni pak kanellë në kafenë tuaj të mëngjesit, drithërat, smoothie, çaj, supë ose në bukën e thekur me mjaltë dhe kështu keni siguruar energjinë e duhur për gjatë gjithë ditës.
Kanella përmirëson gjumin
Fillimisht, ngroheni qumështin.Largojeni nga nxehtësia sapo të fillojë të vlojë. Shtoni një shkop kanellë, mbulojeni gotën e qumështit ose tenxheren ku e keni vluar me një kapak dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 10 minuta.
Konsumojeni atë të paktën një orë para se të shkoni në gjumë, përgatiti ”Klan Kosova”. (b.an)