Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i avokatit Gazmir Xhurxhi, i cili u arrestua ditën e djeshme nga uniformat blu të kryeqytetit me akuzën e “Mashtrimit”.
Mësohet se Xhurxhi i kishte marrë 17 milionë lekë klientit të tij me iniciale H.D, duke i dalë garant se do i dorëzonte në bankë dhe do të arrinte të negocionte me bankën për të shtyrë afatin e kredisë që H.D kishte marrë.
Avokati Xhurxhi i kishte thanë se marrëveshja ishte arritur, ndërkohë që pas pagesës 17 milionë lekësh, H.D nuk i kishte paguar këstet për një vit. Mashtrimi është kuptuar nga H.D vetëm në momentin që në shtëpinë e tij ka shkuar përmbarimi.
a.ç