Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Në shkresë PD shpreh shqetësimin se mazhoranca po shkel kushtetutën dhe po përdor strategji për të kapur drejtësinë.
Po ashtu PD thotë se mazhoranca ka injoruar opinionin e ndërkombëtarëve pasi ka kualifikuar kandidatë që i ka skualifikuar ONM.
PD: Po dërgojnë në KLGJ dhe KLP individë që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë paguar tatimet. Po dërgojnë në KLGJ dhe KLP prokurorët, gjyqtarët dhe hetuesit që kanë shërbyer gjatë kohës së komunizimit dhe kanë dënuar njerëz për motive politike.
PD thekson gjithashtu se ONM ka konstatuar që shumica e kandidatëve kane nivel të ulët apo mesatar profesional.
PD i ka bërë thirrje mazhorancës që të ndalë projektin për kapjen e drejtësisë pasi po dëmton besimin tek reforma në drjetësi.
a.ç