Opozita është futur në një kurs përplasjeje me ndërkombëtarët. LSI sulmon ambasadorin Donald Lu, pas deklaratës së këtij të fundit në mbështetje të kryeprokurores së SHBA.
Donald Lu doli qartazi kundër propozimit të partive opozitare për ndryshimin e Kushtetutës sa i përket ligjit për Prokurorin.
“Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit. Ai ka kërkuar konsensus dhe perjashtimin e emerimeve teresisht politike. Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot“, shkruan Vasili.
Vasili akuzon ambasadën e SHBA se po bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues.
“Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet. Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht. Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen“, shkruan Vasili
a.ç