Gazeta e përditshme italiane “La Stampa” raporton se blerja e Interit nga Erick Thohir në vitin 2013 është duke u hetuar nga policia financiare e Italisë.
Ditëve të fundit është raportuar edhe për një hetim të shitjes së Milanit, me akuza se ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, e përdori shitjen e klubit te biznesmeni kinez, Yonghong Li, për të sjellë para të paligjshme në vend, transmeton Express.
Tani, La Stampa raporton se “Ziklatrit” janë nën hetime, po ashtu. Biznesmeni indonezian bleu 70 për qind të aksioneve të Interit nga Massimo Moratti, para se t’i shiste ato te Suning Group dhe t’i blinte ato të Morattit, prandaj tani ai posedon 30 për qind të aksioneve.
Sipas të përditshmes italiane, policia financiare po e heton burimin e 79 milionë eurove, të cilat u përdoren për ta kompletuar sipërmarrjen e Interit më 2013. Dyshimet janë se dokumentacionet në lidhje me paratë kanë kaluar nëpër një rrugë, e cila është e paqartë për hetuesit, përgatiti ”Express”. (b.an)