Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në shtëpinë e një vajze që vuan nga diabeti, për të dhënë lajmin e mirë se fishat e diabetit do të rimbursohen.
Por, në videon e tij në ‘Facebook’, ka komentuar edhe ish-drejtori i Policisë Mithat Havari, i cili i ka kërkuar Ramës që të merret me punë dhe jo me “armiqtë e klasës”.
REPLIKAT:
Havari: Boll u more me “armiqt e klases”, merru me pune tani , se Shqiperia ka njemije e nje halle!.
Rama: Miku im, uroj te jesh mire dhe une me pune, sic e di edhe ti, merrem perdite sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet me shume ke te drejte
Havari: Nuk i mohon kush punet e bera aq me sh populli i thjesht qe ti vet thua nuk ja hedh njeri , por ama do kete dhe mendim ndryshe , athere çu kuptua qe jetojme ne sistem demokratik ?!.
Ketu mos harrojme qe je vet nje protagonist i se kundertes , ndaj per detyren e larte qe populli shumic te ka besuar i bie dhe te tolerosh , e jo dhemb per dhemb si i thone fjales. Une mendoj keshtu kuptohet si nje njeri i zakonshem i ketij vendi. Te shkofte mbare dita!./a.m.