Një avokat në kryeqytet ka rënë në prangat e policisë për mashtrim pas denoncimit nga një shtetas. Avokati Gazmir Xhurxhi është denoncuar nga klienti i tij se i ka marrë paratë për të mbrojtur një çështje por më pas e ka mashtruar. Mësohet se klienti i ka kërkuar kthimin e parave, por avokati ka refuzuar.
Policia e Tiranës ka dhënë edhe versionin zyrtar të operacionit të koduar “avokati” që çoi në prangosjen e një avokati të njohur në kryeqytet për mashtrim e vepra të tjera penale.
Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Avokati”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë, avokat.
Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi; shtetasi Gazmir Xhurxhi me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 milionë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.