Çdo 10-12 dhoma të burgut e ndajnë një kuzhinë të përbashkët ku të burgosurit mund të përgatisin ushqimet e tyre të preferuara.
Çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 20:00 të mbrëmjes organizohen aktivitete sportive dhe fizike për qëllim të ambientimit të të dënuarave me rregullat sportive që pastaj ato të zbatohen prej tyre në jetën e përditshme dhe për ruajtjen e shëndetit të tyre.
Ka gjithashtu brenda një studio inçizimi për adhuruesit e muzikës. Brenda është edhe një “mësues” i instrumenteve muzikore ku të burgosurit janë “nxënës” dhe mësojnë të luajnë instrumente si kitara, piano, violina e të tjera. Gjithashtu burgu ka edhe korin.
Mirëmbajtja e parkut të burgut u lihet në dorë të burgosurve me qëllim të zhvillimit të kreativitetit të tyre.
Ambienti i burgut është i ngjyrosur me 18 ngjyra të ndryshme për të përshtatur atë me disponimin e të burgosurve dhe për të krijuar një qetësi tek secili prej tyre.
Rojet e burgut në Norvegji i nënshtrohen një trajnimi 2 vjetor në akademinë e oficerëve. Përshkrimi zyrtar i tyre për punë thotë se duhen të jenë në gjendje t’i motivojnë të burgosurit, të bëjnë që dënimi i tyre të jetë kuptimplotë dhe të jetë më shumë si një rehabilitim sesa si një dënim burgu, andaj ata shpesh marrin pjesë në aktivitete me të burgosurit, vlen të theksohet se shumica prej rojeve janë femra.
Të burgosurit norvegjez humbin lirinë por jo të drejtën për shërbime shtetërore, si kujdesi shëndetësor. Dentistët, mjekët, infermierët, biblotekarët punojnë në një “komunë” lokale ku ofrojnë shërbime për të burgosurit./a.m.