Debate të forta dhe sherr në mbledhjen e Partisë Socialiste, ku e pranishme ishte koordinatorja e PS për këtë qark, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Muharrem Rama. Socialistët janë ankuar për keqqeverisjen në bashkinë e drejtuar nga Muharrem Rama, i zgjedhur nga PS në koalicion me PDIU.
Anëtarët e PS janë ankuar për qeverisjen me PDIU në bashkinë e Dibrës për punësimet nga partia e çamëve. Socialistët kanë paralajmëruar koordinatoren Xhaçka, por edhe drejtuesit lokalë që do të largohen nga partia nëse nuk do të ndërhyhet. “Ne do të tërhiqemi nga PS sepse nuk gjejmë dot një vend pune ndërsa partia e Çamëve ka punësuar kë ka dashur” janë shprehur ata në mbledhje.
ma.me