Dhomat në hotelet e njohura Trump kanë pësuar rënie. Sipas njoftimeve të fundit, dhomat në këto hotele ‘Trump’ kanë një rënie të çmimit në 66 përqind që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën.
FairFX, ka krahasuar çmimet e janarit 2018 për një qëndrim dyvjeçar në një sërë dhomash në hotelet Trump në të gjithë botën, me të njëjtin qëndrim në janar të vitit 2017-duke shënuar një vit që kur u përuruar Donald Trump si President i SHBA-së.
Çmimi mesatar i një dhome luksoze ka rënë në 25%, ndërsa dhomat më të lira janë ulur mesatarisht me 35 përqind. Nga 14 hotelet dhe vendpushimet që janë analizuar, 11 janë duke ofruar dhoma luksoze për më pak se vitin e kaluar.
Rënia më e madhe e çmimeve mund të gjenden në Trump Panama, ku një suitë ekzekutive me një dhomë gjumi kushton 903 pound për dy net në janar të vitit 2018 ku e njëjta dhomë në vitin e kaluar kushtonte 3.129 pound, një diferencë prej 2.226 mijë ose 71%. Gjatë muajve të fundit në hotel Trump në Las Vegas është duke i lëshuar me 247.19 euro, përgatiti Express. (b.an)