Ekipi i Simeone mposhtet ne shtepi nga ekipi i Sevilla.
Sevilla ka arritur të fitojë ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Mbretit ndaj Atletico Madridit.
Andaluzianët mposhtën madrilenët në udhëtim me rezultat prej 1 me 2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes sulmuesit Diego Costa, që shënoi në minutën e 73, por pas shtatë minutave Sevilla barazoi shifrat pas autogolit nga Moya.Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Sevilla arriti të shënojë golin e epërsisë që doli të ishte i fitores.
Këtë e bëri përmes Correas, i cili shënoi pas asistimit nga Ben Yedder.Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 janar në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Kurse në ndeshjen tjetër çerekfinale Valencia e mposhti Alavesin me rezultat 2 me 1. Golat për Valencian i shënuan Guedes e Rodrigo, kurse për mysafirët shënoi Sobrino. (b.an)