Katër shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi akuzohen për vjedhjeve. Ata u kapën në flagrancë pasi në makinën e tyre u gjetën bizhuteri dhe armë. Sipas mediave italiane, 4 shqiptarët tentuan grabitjen në Via della Torre në Giugliano dhe pikërisht në këtë moment filloi ndjekja e tyre. Në pranga ranë Krenar Xheli, 23 vjeç; Andi Xhiveshi, 21 vjeç Renato Bajraktari, 28 vjeç dhe Kasem Stafa, 42 vjeç.
Në momentin e arrestimit Krenar Xheli ka tentuar të qëllonte me kaçavidë një nga punonjësit e policisë. Hetimet për 4 shqiptarët kishin nisur prej disa muajsh, por identifikimi i tyre u bë pasi vodhën shtëpinë e një 44 vjeçari në San Tammaro.Vlera e objekteteve të vjedhura arrijnë në total rreth 10.000 euro. Kur panë që u vunë re nga policia grupi i shqiptarëve ka përplasur postbllokun e policisë italiane.