Presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov deklaroi pak me pare se nuk do te miratoje ligjin per gjuhen shqipe. Sipas tij, ligji ne fjale bie ne kundershtim me Kushtetuten e Maqedonise. Presidenti ka vendosur ta ktheje serish ne Parlament ligjin ne fjale per rishqyrtim,
Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” – tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.