Dhunohet shefi i regjimit të burgut 313, Bledar Pura. Persona të paidentifikuar mësohet se kanë dhunuar Purën duke e goditur me sende të forta disa herë. Shefi i regjimit të burgut është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pura nuk ka dëmtime serioze, ndërsa ka dëshmuar para grupit hetimor se kanë qenë disa persona që e kanë dhunuar me sende të forta. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka lidhje me detyrën, ndërsa policia vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët për të zbardhur rrethanat.