Guvernatori Sejko u bëri thirrje investitorëve të pranishmëve në forumin “EuroMoney” të rrisin vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë si një destinacion i përshtatshëm biznesi dhe investimesh.
Gjatë forumit, që u zhvillua në datat 16-17 janar, me temë “Zhvillimet e fundit ekonomike në Europë”, kreu i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se ekonomia shqiptare është forcuar dhe prespektiva e saj mbetet pozitive.
Gjatë këtij forumi, Guvernatori Sejko është takuar me zyrtarë të lartë të BERZH dhe përfaqësues të bankave të mëdha europiane, duke i njohur ata me zhvillimet ekonomike dhe financiare në Shqipëri.
ma.me