Valentina Duka ka qenë për më shumë se 25 vite pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë e tashmë deputete e parlamentit shqiptar.
Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në vitin 2016 u zgjodh dekane e fakultetit.
Duka hoqi dorë nga ky post për tu bërë deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 qershorit.
E ftuar në emsionin ”Ditë e Re” në ”Ora News”, ajo u shpreh se ka qenë një telefonatë e kryetarit të Partisë Demokratike që e bëri të hiqte dorë nga posti i dekanes.
”Një telefonatë e kryetarit të Partisë Demokratike më bëri që unë të ndahem përkohësisht nga profesioni i pedagogut. Lidhjet me fakultetin nuk i kam ndërprerë. Jap lëndët që kam pasur dhe vazhdoj të jem pedagoge e jashtme”,-tha ajo.