Për herë të parë UEFA sqaron zyrtarisht qëndrimin e saj rreth zgjedhjeve që do të zhvillohen më 7 shkurt në Shqipëri për postet drejtuese të FSHF-s.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Pedro Pinto, drejtori i Komunikimit në “qeverinë europiane të futbollit” flet rreth asaj që po ndodh me fushatën e kandidatëve në Shqipëri, qëndrimin e tyre për ndikimin politik mbi zgjedhjet dhe atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.
“UEFA së bashku me FIFA-n po ndjekin nga afër zhvillimin e fushatës për zgjedhjet e 7 shkurtit dhe po informohen për të gjitha zhvillimet”, deklaroi për Top Channel, Pedro Pinto.