Schuster e sheh Ronaldon si fajtorin kryesor për formën e keqe të Real Madridit.
19 ndeshje, vetëm 32 pikë – Real Madridi ka mbetur 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe pothuajse tashmë ka përfunduar gara për titulli, shkruan Gazeta Express.
Përveç Zinedine Zidanit, gishti po drejtohet edhe kah Cristiano Ronaldo, që ka shënuar vetëm katër gola këtë edicion në La Liga.
Ish trajneri i Los Blancos, Bernd Schuster, e sheh portugezin si fajtorin numër një, por në të njëjtën kohë thotë se është edhe problem që Zidane ta heqë atë nga formacioni.
“Jam i sigurt se Zidani është duke e konsideruar lënien në stol të Cristiano Ronaldos, por si t’ia thotë? Nuk është aq e lehtë.
Duhet të gjeni problemin e vërtetë. Është mungesa e golave dhe nëse lideri, golashënuesi më i mirë ka realizuar vetëm katër, atëherë ky është një problem”, deklaroi Schuster. (b.an)