Ditën e nesërme priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër.
Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C
a.ç