Një sherr në familje mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë.
Ngjarja ndodhi dje në Orikum të Vlorës, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë. Mësohet se 31-vjeçarja E.K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E.K., 20 vjeç.
Burime policore bëjnë me dije në në kulmin e një sherri verbal 20-vjeçari ka tentuar të sulmojnë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë.
31-vjeçarja u arrestua nga policia. I vëllai i saj u kthye në banesë pas mjekimit në spital.
a.ç