Reagime të shumta për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç sot në Mitrovicë para zyrës së tij, i është bashkuar edhe Rusia. Në një deklaratë për mediat ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se Moska “dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm”.
Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çoi në rritjen e një atmosfere terrori dhe ringjalljen e konfliktit ndëretnik në rajon.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë. Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.
a.ç