Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e politikanit ser btë Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Sipas tij, prapa kësaj vrasje qendrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe
“Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!
Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish- sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.
Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.
Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar”, shkruan Berisha.
a.ç