Paralajmërimet se në janar do të kemi goditjen e “peshqeve të mëdhenj” ende nuk po japin rezultat. Fokusi tashmë i shqiptarëve është pikërisht te goditja e korrupsionit në nivele të larta dhe lugta ndaj grupeve të fuqishme kriminale.
Gazetari Denis Dyrnjaja ka ironizuar me situatën aktuale, ku veç paralajmërimeve asgjë konkrete nuk po shohim.
“Plot me peshq të vegjël e të mëdhenj ishte dje Parlamenti, por rrjetë e grep nuk pamë e nuk po shohim dhe mesa duket nuk do shohim. Ikin e vijnë tufat e peshqve e majmen por peshkatar t’i kapë s’po duket kundi”, shkruan Dyrnjaja./a.m.