Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç.
“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”.
“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, tha përmes një komunikate presidenti Thaçi.
Ivanoviq ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.
ma.me