Një vajzë vetëm 3 vjeç ka gjetur vdekjen në mënyrë tronditëse, pasi është sulmuar në shtëpi nga qeni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Oklahoma.
Rylee Marie ishte në shtëpi me gjyshen e saj, kur u sulmua nga një qen pitbull, që i ati e kishte blerë vetëm 5 ditë më parë.
Ajo vdiq nga plagët.
Policia e qëlloi për vdekje qenin kur shkoi në vendin e ngjarjes, por ishte shumë vonë./a.m.