Përveç tensioneve në Kuvend në seancën e sotme nuk kanë munguar edhe të qeshurat. Kreu i PD, Lulzim Basha teksa po i kërkonte Ruçit që të fuste në kalendar amendamentet për rishikimin e Kushtetutës harroi nenin përkatës.
Deputetët e shumicës nga salla i kërkuan që të lexonte nenin, por Basha nuk e mbante mend nenin 77/A për shqyrtimin e nismave ligjore për rishikimin e Kushtetutës duke shkaktuar të qeshura nga kryeministri Rama dhe shumica.
Lideri demokrat iu rikthye duke i cilësuar si mjeranë, ndërsa i paralajmëroi se do i marrë përpara cunami. “O mjeranë, mos u gajasni, o ushtar të krimit, merreni se e keni përpara, o atentatorë, bëni përpjekje për të rikthyer Kushtetutën, pasi rrugë tjetër nuk ka, do u marrë përpara cunami” tha Basha.