Fushata e nisur me lëndime te Barcelona, do të vazhdojë edhe për një muaj për Ousmane Dembelen.
Francezi që gjatë verës kaloi te katalonasit për 135 milionë funte nga Dortmundi ka munguar që nga fillimi i sezonit për shkak të lëndimeve.
Dembele së fundmi u kthye në fushë, por 20-vjeçari ka zgjatur muskujt në ndeshjen me Real Sociedadin dhe do të mungojë edhe për një muaj.
“Testet kanë konfirmuar se ai ka pasur probleme me muskuj që nuk prekin pjesën e operuar në fillim të sezonit.
Lëndimi nënkupton që ai do të mungojë për periudhë prej tri deri në katër javë”, ka shkruar klubi, përgatiti Koha. (b.an)