‘C’est la vie”, programi i argëtimit në Tv Klan, ka mbaruar, por akoma jo komentet për të.
Më shumë sesa konkurrentët në garë, fituesit apo personazhet që spikatën më shumë, vëmendje të madhe gjatë këtij sezoni pothuaj në çdo javë kishte edhe prezantuesja Marina Vjollca. Jo vetëm për sfidën e saj të parë në ekranin e Tv Klan, sfidën e parë në një spektakël të këtij formati, por edhe për paraqitjen e saj javë pas jave.
Për shumë të diela, Marina zgjodhi dhe i besoi ngjyrës së zezë. Besnike e skenës, por edhe klasike e përjetshme, e zeza ka qenë zgjedhje e sigurt për bionden e bukur, por edhe në rastet kur Marina provoi ngjyra, komentet sërish nuk ndalën.
Ashtu siç nuk u ndalën edhe komentet për vlerën e tyre. Që nga veshje e aksesorë me çmime të arsyeshme e deri te më të kushtueshmet, Marina ka ditur gjithmonë të zgjedhë veshje origjinale, të veçanta për skenën dhe ekranin, por njëkohësisht po eksperimentuar shumë dhe pa dalë nga korniza e saj klasike.
Me këtë të fundit ka qëndruar edhe sot. Një palë pantallona klasike të zeza, të cilat janë kombinuar me një xhaketë të zezë me simbolet e dashurisë në ngjyrë të kuqe. Edhe këpucët e kuqe plotësojnë look-un skenik dhe më komod, meqenëse edhe mbrëmja e sotme është më sportive.
Fokusi i gjithë veshjes është, natyrisht te xhaketa, nga Philip Pplein, me vlerë 1242 euro. Jo keq si çmim…. Gjithsesi, kur është fjala për Marinën, çdo çmim është i arsyetueshëm apo jo?/ Class/