Pas humbjes së Manchester City, tani Barcelona është klubi i vetëm pa disfatë në pesë ligat më të mira evropiane.
Nga 2:0 në 2:4, Barcelona ka përmbysur rezultatin ndaj Real Sociedad, për të treguar se ky është sezoni i saj.Në javën e 19’të, Barça rrëmbeu pikët e plota në një stadium që nuk fitonte në kuadër të La Ligas që prej vitit 2007, “Anoeta”, për të vazhduar ecurinë pa humbje, shkruan Gazeta Express.
Pas humbjes së Manchester City, Barcelona tashmë është klubi i vetëm pa humbje në top pesë ligat Evropiane, 16 fitore, tri barazime. (b.an)