Ngjarja e një dite më parë në qytetin e Shkodrës tronditi të gjithë pasi u bë në një moment kur kupola e policisë ishte duke organizuar një takim për 105 vjetorin e themelimit.
Policia ka vijuar hetimet dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj, por ende nuk është gjetur i dyshuari.
Një dit pas ngjarjes ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, shkruan se shënjestra ishte Lulzim Kulla, sipas tij është një baron droge.
Postim i plotë
Akti terrorist ne Shkoder ishte narko-terrorizem!
Te dashur miq, Shkodra dje u trondit thelle nga nje akt i rende i mirefillte narko-terrorizmi, ne te cilin u plagosen 8 qytetare, nga te cilet kater ne gjendje te rende.
Shenjestra e tij ishte Lulzim Kulla, nje baron lokal droge me lidhje te fuqishme me pushtetin. Por eksplodimi i tritolit ne shesh ku kishte shume qytetare te tjere, eshte akti i mirefillte narko-terrori, qe deshmon se kanibalet e Kanabisit siç i quante pak dite me pare trafikantet shqiptare te kanabisit nje gazete e huaj, jane te gatshem qe per hakmarrjen dhe larjen e hesapeve midis tyre te “hane”dhe jete njerezish te pafajshem.
Akti narko-terrorist i djeshem ne Shkoder tregon edhe njehere pasojat katastrofale te politikes se kanabizimit te Norieges dhe perpjekjes se tij per te bere te paqene gjemen e madhe qe ai i beri vendit. Ne vitin 2016 Noriega deklaronte se kishte zhdukur 99,8% te kanabisit ne Shqiperi, kurse pak jave me pare rrahu gjoksin per suksesin, te cilin e formulo me dy fjale: “fundi i kanabisit”.
Ne te vertet Shqiperia po perjeton jo fundin por narko-terrorizmin e kanabisit, kanibalizmin e vertet te baroneve te droges, si shprehja me mizore e kanabizimit te saj!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhitale. sb
“Pershendetje z Berisha Lulzim Kulla ndaj te cilit u vendos eksplozivi dje asht mbeshtetes kryesor e Partise Socialiste dhe deputetve te saj ne Dukagjin e Shkoder.Ata e nxuren nga burgu per votat edhe pse qelloj mbi policine per te mbrojtur arat e tije te droges ne Dukagjine.Flitet se dinamitin ia kane vu per borxhet e droges.Ai ka grumbullue drogen por parate nuk u a ka dhene”
“Miremengjes Dr Berisha . Luli asht i perzim ne trafiqe e din tan shkodra se asht 1 me policing. Kurse per shefin e policise, oficerin, prokurorin, gjykatesin nuk eshte asgja!!!! Prej nadje deri ne darke rrijne ndreka e darka me kriminela dhe pse mos me ndodh kjo.” (Panorama)