Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të minutave të fundit. Një shtetas është gjetur i plagosur në makinën e tij nga policia. Por, nga plagët e marra personi i plagosur ka ndërruar jetë. Po ashtu në makinë është gjetur dhe një person tjetër ri plagosur.
Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku humbi jetën një person dhe një tjetër është plagosur.
Por mësohet se viktima dhe i plagosuri janë miq me njëri tjetrin, ata janë qëlluar sapo kishin dalë nga një lokal aty afër.
Sipas News 24, viktima ka shërbyer si shoferë tek drejtoria e doganave, informacione që ende nuk është bërë zyrtar nga ana e policisë.
Mësohet se viktima është Emiliano Boçi, nga hetimet e deri tanishme, thuhet se kjo ngjarje është një atentat i mirëfilltë.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktima është kishte dy vite që kishe dalë nga burgu, i cili kishte vuajtur një dënim për plagosje.
Po ashtu bëhet me dije se viktima kishte 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.