I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish ministri i PD, Besnik Mustafaj ka komentuar aktualitetin politik si dhe protestën e opozitës në 27 janar. Mustafaj tha se kryeministri Edi Rama ka dy probleme të mëdha, pasi kërkon përqendrimin e problemeve të mëdha tek vetja dhe nuk i njeh problemet.
“Rama ka një përqendrim të madh të pushtetit tek vetja dhe kërkon mirënjohjen nga të tjerët. Ai ka dy probleme të mëdha. E para përqendrimin e problemeve të mëdha tek dora e tij. Aspekti i dytë është se ai nuk i njeh problemet. Qeveritarët tanë mendojnë se ata janë shpëtimtarët e situatës dhe sipas tyre mbreti u qan hallin çdo subjekti të vet”- tha Mustafaj.
Ndërkohë sa i përket protestave të opozitës dhe nëse ato do të pengojën çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, Besnik Mustafaj u shpreh se nëse ato janë në logjikën e demokracisë nuk mund të pengojnë për çeljen e negociatave. Ish ministri i PD tha se këto protesta kanë një veçanti këtë herë, pasi pritet të matet forca e opozitës.
“Ka një refuzim të analizës së gjendjes nga ana e Ramës. Ai do të spekulojë me ndjeshmërinë që kanë protestat. Por a mundet që protestat të pengojnë çeljen e negociatave? Un po ju them nëse protestat do jenë në logjikën e demokracisë unë mendoj se nuk e pengojnë çeljen e negociatave. Këto protesta kanë një veçanti, pasi këtë herë kanë një pakënaqësi ndaj qeverisë.
Pritet të matet forca e protestuesve të opozitës dhe forca e LSI në protestë, pasi nuk ka protestuar kurrë. Nuk besoj se ato që thotë Basha se pas kësaj ne do çmontojmë qeverinë. Qeveria ka legjitimet të plotë. Protesta do ta thellojë ndjeshmërinë e opinionit publik për kanabisin e vendit”- u shpreh Mustafaj.