Revista gjermane “Spiegel” ka dalë me një kopertinë të fortë stigmatizuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, duke ironizuar reagimin e Trump ndaj librit me të njëjtin titiull të gazetarit Michael Wolff.
Revista e sqaron në faqen online arsyen e kopertinës, përmes një shënim të zv.kreredaktores, Susanne Beyer, sipas së cilës kopertina dhe shkrimi ecin më tej në kontekstin e ekspozimit të presidentit pas publikimit të librit.
“Shkrimi ynë i fundit shpjegon…gërmon në pasojat e një Amerike dhe një bote që u përball me një budalla të armatosur me armë bërthamore që me gjasë do të jetë edhe ca kohë në zyrë dhe që nuk është as mendërisht dhe as psikologjikisht I përshtatshëm për detyrën – mesa duket as fizikisht duke patur parasysh sesa vonë ai e nis dhe sa shpejt e mbyll ditën e punës.
Njerëzimi si i gjithë është shtyrë pas për shkak të vetëm një personi…Ku supozohet se do t’ia nisë bota sërish nëse ja del t’i mbijetojë Donald Trumpit?” shkruan Beyer.
Duket se Trump ka acaruar shumëkënd në Perëndim, jo me radikalizmin e tij verbal, më shumë sesa me budallallëkun e perceptuar gjerësisht, e më tej akoma me thjeshtësinë me të cilën di të prishë pazaret disa dekadëshe të konsoliduara nga një kod publik medatik e moralizues që në fund solli edhe humbjen e Clinton.
http://www.spiegel.de/international/world/the-age-of-fire-and-fury-lates…