Artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht Olen Cesari ka publikuar projektin më të ri muzikor të cilin e ka xhiruar në statujën e “Krishtit” në Rio De Zhanjero, Brazil. Ai prej kohësh tashmë ka lajmëruar ardhjen në jetë të kësaj videoje, ndërkohë që vetë ka qëndruar një muaj në Brazil. Nën titullin “Dashuria e pastër” violinisti virtuoz përpiqet të sjellë një panoramë të një ‘dhome’ të vogël që ne kemi harruar se ekzistonte. Kjo është hera e parë që një artist shqiptar realizon një projekt të këtyre përmasave. Në skenat e video-klipit shfaqen pamjet se si përcillet dashuria e një nëne për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite.