Dihet që pasanikët rusë janë të fiksuar pas luksit dhe shpenzimeve të mëdha. Edhe presidenti i Chelsea-s Roman Abramovich, prej vitesh ka investuar qindra miliona euro për të dënrtuar një ekip konkurues.
Por klubi londinez ka gati projektin për rindërtimi ne stadiumit “Stamford Bridge” një projekt që kap vlerën e rreth 1 miliardë stërlinave.
Por zbatimi i projektit që do ta bënte stadiumin e Chelseas më të shtrenjitn në botë është bllokuar për shkak të një familjeje që jeton në një godinë aty pranë.
Familja Crosthëaites aty prej 50 vitesh dhe pretendon se me zbatimin e projektit të ri i bllokohet drita. Për këtë arsye kjo fmailje ka depozituar padi në gjykatë. Përfaqësuesit e saj janë paraqitur në një gjykatë në Londër me kërkesën e respektimit të “të drejtës së tyre për dritën”.
Klubi i Chelseas i ka ofruar ujdi familjes duke premtuar shpërblim miliona euro, shpërblim i cili nuk është pranuar./JavaNews/a.m.