Land Rover 4×4 i parë i cili besohej se ishte humbur përgjithmonë, është gjetur e do t’i nënshtrohet një restaurimi për t’iu kthyer forma e tij e mëparshme. Kjo veturë ka qenë si shembull apo para-prodhim i përdorur për të lansuar modelin origjinal në vitin 1948, ndërsa është gjetur në një kopsht vetëm disa milje larg vendit të tij të lindjes, Solihull.
Ky prototip ishe zhdukur në vitin 1980 ndërsa Land Rover frikësohej se nuk do ta gjente më kurrë, transmeton koha.net. Kjo veturë ishte njëra nga tre Land Roverët e para-prodhimit të shfaqur në panairin e veturave në vitin 1948 në Amsterdam. Ekipi specialist britanik i restaurimit i quajtur ‘Classic Works’ do të restaurojnë këtë model për ta shfaqur atë gjatë këtij viti në 70 vjetorin e firmës.