Kush është Bashkim Fino
Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992 Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997 ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit, në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i Pushtetit Lokal. 2001-2002 Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005 Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.