Britania e Madhe pritet të humbë rreth 500 mijë punonjës deri në 2030 nëse del nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, sipas skenarit më pesimist nga një studim i i kërkuar nga kryetari eurofil i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan dhe publikuar sot.
“Nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian në mars 2019 pa marrëveshje në tregun unik, unioni doganor apo dispozitat tranzitore (…), kjo do të shkaktonte humbjen e 482 000 punonjësve”, theksoi i zgjedhuri laburist në një komunikatë.
Mes sektorëve të analizuar nga kabineti i kërkimit “Cambridge Econometrics”, shërbimet financiare do të vuajnë më shumë një mungesë të marrëveshjes (-119 000 punonjës), ndjekur nga shkencat dhe teknologjitë (-92 000) dhe ndërtimi (-43 000).
Vetëm në Londër, qëndër financiare e Britanisë së Madhe, humbjet e punonjësve mund të arrijnë deri në 87 000, por kryeqyteti do të vuajë më pak se pjesa tjetër e vendit.
Investimet mund të ulen me 15 për qind në shkallë kombëtare, rreth 46,8 miliardë stërlina (52,8 miliardë euro).
Ky studim bazohet në ndikimin potencial të pesë skenareve lidhur me Brexit-in në vend dhe kryqytetin e tij në nëntë sektorë kyç të ekonomisë, të mbajtjes të një statu quo-je të artë dhe të përjashtuar tashmë nga qeveria britanike në skenarin më të keq të një daljeje nga BE-ja pa marrëveshje dhe pa periudhë tranzicioni.
Në skenaret më optimiste të mundshme, si mbajtja e Britanisë së Madhe në tregun unik në përfundim të një periudhe tranzicioni, po rpa union doganor, Britania e Madhe mund të humbë 176 000 vende pune.
Sadiq Khan akuzoi qeverinë britanike nga një mungesë totale e përgatitjes mbi pasojat e Brexit duke i kërkuar të ndryshojë qëndrimin e negocimit dhe të pranojë mbajtjen e vendit në tregun unik dhe unionin doganor.
Në muajin dhjetor, ministri i Brexit, David Davis, pranoi para deputetëve se shërbimet nuk kishin një vlerësim të ndikimit sektor për sektor nga dalja nga BE.
Një zëdhënëse e ministrisë theksoi se Londra dhe Brukseli mendojnë se mund të arrijnë një marrëveshje ambicioze duke garantuar prosperitetin për Britaninë e Madhe dhe BE-në brenda 27 vendeve.
“Britania e Madhe kërkon një partneritet të thellë dhe special me Bashkimin Evropian”, shtoi ajo./ATSH
a.ç