Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e cila konsideruar hap pozitiv për paqen dhe marrëdhëniet ndëretnike, miratimin e ligjit për zyrtarizmin e gjuhës shqipe.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Xhaferi tha se presidenti Ivanov duhet të dekretojë ligjin. “Ligji u miratua me 69 vota pro dhe kaloi me votat e shumicës parlamentare. Do ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në shtetin e Maqedonisë”, u shpreh Xhaferi, i cili shmangu komentet për qëndrimin e opozitës parlamentare VMRO-DPMNE të cilët bojkotuan votimin e projektligjit.
Me 69 vota “Pro” dhe asnjë kundër u votua Ligjin për gjuhën shqipe, nga 69 vota “Pro” nga të gjithë të pranishmit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
a.ç