Ija është kthyer në personazh dhe në gjyshen më të famshme në Shqipëri. Një ditë më parë ajo ka hapur edhe një faqe në Instagram ku numëron më shumë se 37 mijë ndjekës.
Me këtë rast, thotë nipi i saj humoristi Bes Kallaku, Ijes i ka shkuar për vizitë edhe Presidenti Meta.
“Presim vizita se Ija ka hapur Instagram dhe një nga miqtë tanë që ka ardhur me e uru për hapjen e Instagramit është edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta”, tha Besi.
Ndërsa Ija falenderoi Presidentin Meta per viziten. “Presidenti qenka katunar si unë, bukë me djath dua më thotë dhe s’dua asgjë tjetër. Dhe ifije Raki që kam bërë me duart e mija.”
Në fund një kërkesë për Presidentin.
“Më tha që dua me ik për Kroaci, i thashë më merr edhe mua Zonjë të Parë. Meqë Monikën nuk e ke, më merr mua, se mos i keni fut të gjithë me shkolla”, tha Ija.
Video e vizitës së Presidentit Meta, i cili tha se “nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit”, është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës, faqe e cila për hir të së vërtetës ndiqet nga një numër shumë më i vogël ndjekësish se sa faqja e sapohapur në Instagram e Ijes.