Një nga hapat më të rëndësishëm të kujdesit të lëkurës që shumica prej nesh e neglizhojnë për shkak të mungesës së kohës ose thjesht përtacisë, është eksfoliimi. Ka një arsye pse dermatologët gjithmonë theksojnë rëndësinë e një hapi të tillë ndaj kujdesit për lëkurën.
Ky proces ka një numër përfitimesh, ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.
Mirëpo, eksfoliantët të blerë në dyqane të produkteve kozmetike janë të ngarkuar me kimikate të dëmshme për lëkurën tuaj, transmeton Indeksonline.
Për këtë arsye, është gjithmonë mirë që të zgjidhni produkte natyrale të cilat mund ti përgatisni në kushte shtëpie në mënyrë që të fitoni një eksfoliant natyral dhe të dobishëm për lëkurën tuaj.
Një nga ta është orizi i cili mund të përgatitet si skrab për lëkurën e fytyrës por edhe të trupit.
Sidomos kur kombinohet me limon, rezultatet janë të garantuara.
Përbërësit:
1/3 filxhan oriz të papërpunuara
Një gjysmë limon
Metoda:
Shtypni orizin duke e grimcuar sa më shumë që është e mundur ose bluane në blender duke e hedhur më pas sasinë në një tas.
Pastroni fytyrën tuaj paraprakisht dhe më pas merrni një pjesë limon dhe vendoseni në orizin e grimcuar ashtu që orizi të ngjitet në limon. Më pas, me lëvizje rrethore shpërndani orizin në fytyrë nëpërmjet fetës së limonit. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe hidratojeni më pas.
Orizi dhe mjaltë për lëkurë të thatë
Përbërësit:
1/3 filxhan oriz të papërpunuara
1 lugë mjaltë
Metoda:
Bluaje orizin në një blender dhe hidheni më pas në një tas. Shtoni tutje një lugë mjaltë dhe përhapeni këtë masë mbi fytyrën dhe qafën tuaj. Lajeni më pas me ujë të ngrohtë dhe hidratoni.
Këto metoda natyrale janë shumë të mira për pastrimin e trupit. Përdorimi i këtyre maskave një herë në javë ju siguron një lëkurë të butë dhe ju mbron nga masat e ashpra të temperaturave të ftohta të dimrit.
a.ç