Ish-anesteziologu i klinikës “Medicus”, Sylejman Dulla, ka pranuar para gjykatës se ka pasur raste kur aty pacientëve u janë hequr veshkat, shkruan Koha Ditore.
Mirëpo nuk ka treguar nëse ato janë shfrytëzuar për transplantim.Pacienti i fundit, i cili është operuar në këtë klinikë, e ku Dulla ka asistuar si anesteziolog, ka thënë se e kishte “lëkurën me ngjyrë të errët” dhe nuk ka ditur të flasë gjuhën shqipe.
Këto deklarata anesteziologu i ka bërë të mërkurën në gjykimin e ish-kolegëve të tij, urologut kosovar Lutfi Dervishi dhe anesteziologut Sokol Hajdini. (b.an)