Aktori i njohur Gaz Paja ka hedhur në gjyq kompaninë e karburantit ku para disa kohësh ka realizuar një reklamë televizive. Paja ka kërkuar jo pak por plot 46 mijë euro për shkak të mosrealizimit të kontratës që dy palët kanë pasur me njëra tjetrën. Sipas aktorit pronarët e karburantit, nuk kanë qenë korrekt me pagesat e tyre për aktorin,
Në çështjen që është regjistruar për shqyrtim në gjykatën e Lartë, kërkuesi Gazmend Paja kërkon detyrimin për pagimin e shumës 1100 euro, që rrjedh nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.
Kërkohet edhe detyrim për pagimin e shumës 46 mijë euro, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.
ma.me