Një ish-polic rus, tashmë i dënuar për vrasjen e 22 grave, doli sot para drejtësisë për 59 vrasje të tjera që mund ta bëjnë atë vrasësin serial më barbar në historinë e Rusisë.
Mikhail Popkov, 53 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e 22 grave në qytetin e Angarskut në Siberi.
Një proces tjetër, seanca dëgjimore e të cilit u zhvillua sot me dyer të mbyllura, do të vendosë nëse ai është fajtor për 59 vrasjet e tjera.
I ashtuquajturi “maniaku Angarsk”, polici, i cili u largua nga posti i tij në vitin 1998, braktiste viktimat e tij, prostituta apo nëna, në pyje, varreza apo buzë rrugëve.
Dy gra kishin arritur t’i mbijetonin sulmeve të Mikhail Popkov, pavarësisht plagëve të rënda.
Ish-polici shënjestronte gratë në gjendje të dehur apo që kishin një mënyrë jetese që ai e konsideronte imorale dhe i vriste me ndihmën e një sëpate apo çekiçi.
a.ç