Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian z. Raffaelle Cantone do të zhvillojë sot dhe nesër (10-11 janar) një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë kreu i Antikorrupsionit Italian do të takohet me Minsitren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, me Ministrin e Brendshëm z. Fatmir Xhafaj dhe me Kryministrin Edi Rama.
Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor, një pikë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian do të marr pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit follow-up pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Prcesit të Berlinit.
Dy temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës janë tenderat publikë dhe transparenca.
Në nëntor të 2017 Kreu i Antikorupsionit italian u takua në Romë me Ministren shqiptare të Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj me të cilën pritet të zhvilloj një takim të dytë pune gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.