Në Prokurorinë e Elbasanit ndodhi diçka e paparecedentë teksa ish-drejtuesi i prokurorisë nuk pranonte të linte zyrën edhe pse ishte larguar nga detyra. Në Prokurori u paraqit edhe Kryeprokurori i ri i rrethit por zyra e tij ishte uzurpuar nga Dritan Gina, i njohur si njeri i afërt i ish-kryeprokurorit Llalla dhe që qëndronte i komanduar prej rreth 2 vitesh në atë detyrë.
Por, pas disa orësh, më në fund Gina ka vendosur të lërë zyrën. Por, pas largimit ai depozitoi një padi ndaj kryeprokurores Marku pasi e quan të jashtëligjshëm largimin e tij. Një ditë më parë edhe bashkëshortja e tij Rovena Gashi kishte depozituar padi.
Kallëzimi ndaj Markut bëhet për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas kallëzimit, Gina pretendon se Kryeprokurorja ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kompetenca të bëjë shkarkimin dhe transferimin apo largimin e drejtuesve.
Pas kallëzimit në prokurori ndaj Arta Markut, Dritan Gina deklaroi se “Bëra kallëzim ndaj kryeprokurores, por gjykimin e padisë për cenim. Kjo është kompetencë e krimeve të rënda. Unë natyrisht kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda, i kam argumentuar në kallëzimin penal. Më vjen keq që përfaqësues të popullit flasin në emër të prokurorëve. Unë doja të theksoja që asaj që i kushtoj më shumë rëndësi që unë nuk lirova zyrën. Unë jam profesionist, unë e kuptoj që me kokëfortësi nuk çahet. Nuk pretendoj të rri në atë zyrë, pasi puna e prokurorit ka të bëjë me raportin administrativ dhe përfaqësimin, që ka të bëjë me thesarin, etj. Pasi firma ime nuk njihet më, por edhe zyrat e shtetit që nuk e njohin më firmën time. Reagimi dje ishte i një prokurori që nuk lejon të nëpërkëmbë mua apo kolegët. Këtu është bërë Shqipëri hesapi”, tha ai.
***
Një situatë e papercedentë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit. Ish-kreu e këtij institucioni, Dritan Gina, i larguar një ditë më parë nga kjo detyrë me firmën e Kryeprokurores Marku, nuk pranon të lëshojë zyrën.
Edhe pse u shkarkua, ai nuk pranon të largohet nga detyra pasi e quan vendimin për largimin e tij të jashtëligjshëm. Në Prokurorinë e Elbasanit është paraqitur edhe Kryeprokurori i ri i rrethit Ardian Nezha, i caktuar në këtë detyrë.
Por, zyra që duhet të jetë e tij tashmë, nuk lirohet nga Dritan Gina. Ai deklaroi dje se vendimi për largimin e tij ëhstë politik dhe se ikën nga detyra vetëm kur të respektohet ligji. Por, në fakt, nëse i referohemi ligjit qëndirmi i tij në këtë detyrë ëhstë i jashtëligjshëm.
Kjo pasi ai ishte i komanduar si kryeprokuror i Elbasanit dhe një i komanduar mund të rrijë deri në 4 muaj në detyrë, maksimumi në arste të veçanta deri 8 muaj. Gina ka rreth 2 vite në këtë detyrë, pra ka kaluar çdo afat.
Sipas raportimeve, ka pasur edhe një takim mes dy prokurorëve por Gina nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Ndërkohë Kryeprokurori i Elbasanit Nezha po qëndron në zyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë.
/a.m.