Ish-presidenti katalanas, Artur Mas (2010-2016), figurë e lëvizjes indipendentiste, njoftoi sot dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokrate Evropiane katalanase (PDeCat, qendra e djathtë), që i përkiste paaradhësit të tij në krye të rajonit, Carles Puigdemont.
“Kam bërë një hap tjetër”, deklaroi Mas duke përdorur frazën që kishte përdorur dy vjet më parë, më 9 janar 2016, për të hequr dorë nga presidenca katalanase në favor të Puigdemont në kuadër të garantimit të një koalicioni të madh mes indipendentistëve, i cili mori shumicën absolute në parlamentin rajonal, shkruan ata.
Mas, qe braktisi në vitin 2012 nacionalizmin e tij të moderuar dhe filloi marshimin drejt pavarësisë duke i kërkuar qeverisë së Mariano Rajoyt një referendum për vetëvendosje, konfirmoi se kishte dhënë dorëheqjen që të mos pengonte rritjen e PDeCAT.